
Një shtetase ukrainase është gjetur e vdekur brenda apartamentit ku banonte në bregdetin shqiptar.
45-vjeçarja Natalia F. Yarusheska jetonte vetëm në katin e pestë të një pallati tek zona e “Shkëmbit të Kavajës”.
Të shqetësuar për fatin e saj, banorët e pallatit kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur hyrjen në apartament nga ballkoni.
Trupi i saj është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, nga ku është deklaruar se nga kqyrja paraprake e trupit nuk ka shenja dhune në të.
Bluzat e bardha thonë se vdekja e saj ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.