fbpx
Lajme

Gruaja shqiptare ndërron jetë tre javë pas lindjes, mediat italiane japin detaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunën Musile di Piave, pasi një grua, 34-vjeç, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë. Mediat italiane raportojnë se shkak i v dekjes së saj është hemorragjia cerebrale. Viktima, Hazbije Seferi Sinameta ishte bërë nënë për herë të tretë, më 3 nëntor.

Ngjarja Rreth dhjetë ditë pas lindjes, Hazbija kishte ndjerë dhimbje të forta koke, derisa në një moment kishte humbur edhe ndjenjat. Ajo u transportua në spital ku mjekët konstatuan hemorragjinë cerebrale dhe situata u përkeqësua duke i marrë jetën gruas lehonë. Hazbije Seferi Sinameta prej vitesh banonte me familjen e saj në Bosco. Përveç burrit, ajo la pas edhe dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë, më 3 nëntor.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button