Categories Lajme

Grumbullim tifozësh duke parë ndeshje në lokal/ Braçe nxjerr shifrat e infektimeve: Ka edhe më keq, e kemi vetë në dorë

Zv.kryeministri Erion Braçe duke dhënë shifrat alarmante të pandemisë gjatë 24-orëshit të fundit, kur u regjistruan 19 vdekje dhe 744 infektime të reja, publikoi një video të tifozëve duke ndjekur një ndeshje futbolli disa ditë më parë, në shkelje të plotë të protokolleve antiCovid. “Dje ishte keq, por sot është edhe më keq”, shprehet Braçe. “Do bëhet edhe më keq nëse secili prej nesh nuk dëgjon, nuk vlerëson, nuk reflekton, nuk reagon ndryshe, për të mbrojtur veten, prindërit e moshuar, familjen, fëmijët”, shprehet Braçe.

Videoja është e së shtunës mbrëma në një lokal në një qytet në veri të vendit, në kohën kur luhej një ndeshje futbolli dhe shënohej një gol. “Si mund të vlejë jeta kaq pak, sa një gol i parë kolektivisht?”, pyet Braçe, duke shtuar se e kupton pasionin e njerëzve, por shprehet ai, pa jetën e shëndetin as pasion nuk ka.

“Si këtu, është në shumë lokale në qytete të mëdha duke nisur nga Tirana e tutje në veri e jug, lindje e perëndim. Kur pronarët e tyre kanë prioritet lekët, duhet ne të mos zbresim, ulemi e rrimë e rrimë tek ata”, shprehet Braçe. “Mos harro”, iu drejtohet ai qytetarëve, se nuk të infekton qeveria, por ti infekton veten, familjen, tjetrin. “Mos harro, ka më keq e ka edhe më mirë, e ke vetë në dorë”, përfundon Braçe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME