Lajme

Grupi me turistë bllokohet në kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre dëmton këmbën

Një grup turistësh të huaj kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë, ndërsa Policia Kufitare ka shkuar në ndihmë të tyre.

Sipas informacioneve, mësohet se i është dhënë ndihma e parë njërit prej tyre, i cili fatkeqësisht ka dëmtuar këmbën gjatë tentativave për të dalë nga kanionet.

I dëmtuari do të dërgohet për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, ndërsa operacioni i shpëtimit për personat e mbetur në kanion është duke vijuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: