Një grup turistësh të huaj kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë, ndërsa Policia Kufitare ka shkuar në ndihmë të tyre.
Sipas informacioneve, mësohet se i është dhënë ndihma e parë njërit prej tyre, i cili fatkeqësisht ka dëmtuar këmbën gjatë tentativave për të dalë nga kanionet.
I dëmtuari do të dërgohet për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, ndërsa operacioni i shpëtimit për personat e mbetur në kanion është duke vijuar.