Lajme

Grushtà, shkelmà dhe shkulje flokësh, vajzat në Vlorë zihèn me njëra-tjetrën (Video)

Dhuna në shkolla është një problematikë e madhe në vendin tonë, ndërsa fenomeni në fjalë ka përfshirë edhe vajzat që herë pas here bëhen objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Vlorës ku dy nxënëse janë përlasur fizikisht me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, vajzat nuk kursejnë shpullat, grushtat, shkelmat dhe shkulja e flokëve.

Në video shihet dhe një djalë që afrohet për të qetësuar gjakrat, por pa sukses, pasi vajzat vazhdojnë ende sherrin. Nuk dihet se cila është arsyeja e sherrit, por njëra nga vajzat duket tepër e acaruar. Në video dëgjohen dhe të shara mes vajzave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: