Lajme

Gushti i këtij viti duket se ka rikthyer normalitetin në Portin e Vlorës

Gushti i ketij viti duket se ka rikthyer normalitetin ne Portin e Vlores. Pas nje periudhe gati dy vjeçare ku per shkak te pandemise linjat e trageteve punonin vetem me mallra ne port eshte rikthyer fluksi i zakonshem i punes me pasagjere. Momentalisht ne portin e Vlores po operohet me dy linja tragetesh te cilet kryejne itinerarin Vlore-Brindisi ndersa linja e Barit qe operoi gjate muajit gusht eshte pezulluar deri ne nje moment te dyte per shkak se trageti qe operonte kete linje ka shkuar ne remont.

Festim Skendaj shefi i perpunimit te trageteve jep shifrat sa i perket muajit korrik gusht por edhe muajit shtator deri me tani. E megjithate duket se muaji gusht ishte ai qe shenoi fluksin me te larte te pasagjerve ku hyne 19 mije pasagjare dhe dolen 29 mije permes portit te Vlores .

Ndersa fillimi i muajit shtator po vijon me teper me daljen e pasagjareve nga porti i Vlores duke plotesuar kushtet anti-covid. 1-Muaji Korrik hyrjet pasagjere 8 mije Mjete , 1800 Daljet Pasagjer 3500 Mjete.  760 2-Muaji Gusht hyrjet Pasagjere 19 mije Mjete,  4 mije Daljet Pasagjere,  29 mije Mjete 5300 Muaji shtator , deri sot kane hyre 2 mije pasagjere .Vetem sot 146 hyn ne portin e Vlores. Kane dale 6700 Mjete. Kane hyre 420. Kane dale 110.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: