fbpx
LajmeTurizëm

Gushti ka sjell ndryshim në qytetin e Vlorës, fluks më i lart turistësh (Video)

Gushti ka sjell ndryshim në qytetin e Vlorës. Këtë fillim gushti ka një fluks më të lart turistesh por dhe pushuesish nga qytete të ndryshme. Fluksi dallohet qartë në trafikun në qytet këtë të shtune apo edhe në fluksin e lart të pushuesve në plazhe.

Ky sezon turistik në Vlorë po mbështetet sigurisht tek turizmi patriotik, ku në Vlorë edhe këtë fillim gushti mbizotërojnë shqiptarët e kosovës, apo edhe shqiptarët rezident në shtete të ndryshme të ardhur për të kaluar pushimet në vlorë Fundjavat mbeten e vetmja shpresë për mbijetesë në Vlorë pasi pushuesit brenda vendit e vizitojnë Vlorën veç gjatë fundjavave dhe më pas i kthehen jetës së tyre.

Për ta Vlora ofron pushimet e duhura sidomos këtë vitë kur turistët janë më të pakët dhe ka më shumë qetësi dhe pastërti. Për shqipëtarët e kosovës të cilët kanë prenotuar për disa ditë në Vlorë deti rëra dhe klima janë ideale për te kaluar pushimet në këtë qytet teksa kanë kritika për çmimin shërbimin apo dhe pastërtinë e plazheve.

Njësitë hotelierë në Vlorë në fillim të muajt gusht janë në kushtet e mbijetesës ku gjatë fundjavave prenotimet në to kapin kuotën e 50% në krahasim me vitin e kaluar ndërsa gjatë ditëve të javës prenotimet janë në kuota minimale afro 20 % në krahasim me një vitë më parë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button