Categories Lajme

Habib Rexha del para gjykatës, agjentët nuk kanë gjetur ende pistoletën me të cilën u vra Arjan Gosa

Habib Rexha, i akuzuar për vrasjen e Arjan Gosës pak ditë më parë ne Kavajë, del sot para gjykatës për masën e sigurisë. Ai u vetëdorëzua dy ditë më parë, pas negociatave që policia zhvilloi me familjarët e tij.

Në dëshmitë e para të dhëna para agjentëve, Rexha ka pretenduar se i druhej një hakmarrjeje nga familja Gosa, pas ngjarjes se muajit mars kur humbën jetën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. Po ashtu, ai është shprehur se krimin e kishte kryer nga gjaknxehtësia.

Ndërkohë, nën akuzë si bashkëpunëtor në krim, është edhe shoku i Rexhës, Ervis Kurti. Ky i fundit, sipas policisë, e ka ndihmuar autorin e vrasjes që të largohej me makinë nga Kavaja, drejt Durrësit.

Ndërkohë, edhe pse Habib Rexha ka pranuar krimin, agjentët nuk e kanë gjetur ende vendin ku është hedhur pistoleta.Familjet Rexha dhe Gosa u përfshinë në një seri vrasjesh, pas një konflikti që nisi për motive banale në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME