fbpx
BotaCovid-19Lajme

Habit Donald Trump: Koronavirusi tek djali im u zhduk brenda 15 minutave

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se infeksioni i koronavirusit te djali i tij Barron ishte ‘zhdukur’ brenda 15 minutash. Sipas mediave të huaja, Trump e ngriti këtë pretendimin ndërsa u fliste përkrahësve të tij gjatë një tubimi në Martinsburg, Pennsylvania. “Sigurisht që Barron e kishte atë”, tha Trump për koronavirusin. Trump më pas vuri në dukje ‘sistemin e ri, të fortë, imun të Barronit’. Presidenti kujtoi bisedën e tij të supozuar me një mjek rreth rezultatit pozitiv të testit të Barronit. “Unë i thashë: Cila është historia, dok, me Baronin?”, tha Trump nga podiumi. Sipas Trump, mjeku u përgjigj: “Zotëri, ai doli pozitiv”.

“Rreth 15 minuta më vonë”, tha Trump, ai e pyeti mjekun: “Si po duket Barron?” “Zotëri, virusi është zhdukur”, tha Trump, mjeku t’i ketë thënë atij, ndërsa turma qeshi. Jo më kot Trump e përdori rastin e djalit të tij, pasi ai mbështet fort mbajtjen hapur të shkollave me pretendimin se fëmijët janë rezistentë ndaj Covid, dhe nëse janë mbartës e kalojnë pa pasoja.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button