Categories Kuriozitete, Lajme

Habit prifti ultra-ortodoks: Vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”!

Ka befasuar deklarata e një rabini ultra-ortodoks në Izrael, i cili u tha ndjekësve të tij se vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”. Mediat vendase citojnë rabinin Daniel Asor duke thëne se e bëri pohimin e çuditshëm gjatë një takimi online. Sipas tij, përpjekjet e imunizimit ishte pjesë e “një komploti dashakeq global” që synon “vendosjen e një rendi të ri botëror”. “Çdo vaksinë e krijuar me pjesëza embrionale shkakton prirje të kundërta tek njerëzit, dhe ne kemi prova për këtë. Vaksinat merren nga nje substrat embrional; këtë kanë bërë që të ndryshojnë tendencat tek njerëzit”, mësohet të ketë thënë ai. Asor nuk ofroi sakaq prova për pretendimet e veta që shkaktuan menjëherë polemika.

Izraeli po avancon ndjeshëm me vaksinimin. Shteti hebre planifikon që deri në fund të janarit, dy milionë persona t`i marrin të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Izraeli po përdor për fushatën e tij të imunizimit vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech. Vendi  ka një popullsi prej 9,29 milionë banorësh, e në këto shifra përshihen edhe banorët në Jerusalemin Lindor. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME