fbpx
Lajme

Hajdari, ja nën siglën e cilës partie të re do të garojë në zgjedhje

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është shprehur se ajo do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën siglën e formacionit të ri politik që do të quhet “Nisma”. Hajdari pohon se ideja që në Shqipëri ekzistojnë vetëm dy parti është mbytëse për pluralizmin, si dhe kërkoi mbështetje nga qytetarët nëse ata kërkojnë institucione të forta me vlera perëndimore.

“Kjo historia që ekzistojnë vetëm 2 parti mbyt komplet pluralizmin në Shqipëri, frymën për të pasur ndryshime të tjera. Është e rëndësishme që ne të krijojmë hapësira demokratike ku gjithsecili të ketë mundësinë për të kontribuuar. Fryma demokratike brenda partive u mbyt. Menaxhim i dobët nga të dyja palët duke parë që mes partive të tyre ka 100 probleme. Duke vrarë parimet demokratike brenda partive, i deklarojnë vendit një gjë që kushdo që do drejtojë vendin do jetë autokratik.

E rëndësishme të kuptojmë se çfarë po ndodh sot. Çdo qytetar e ka të drejtë të kuptojë çfarë po ndodh. Taksat e qytetarëve vidhen, e pamundur të kemi një zhvillim të qëndrueshëm. Kam shpresë duke parë frymën e shumë qytetarëve. Të zhvendosësh vëmendjen duke mbytur frymën demokratike duke i thënë qytetarëve që ky menaxhohet nga një parti apo një tjetër. Në këtë mënyrë po demotivojnë qytetarin që nesër mos të shkojë të votojë”, deklaroi Hajdari.

E pyetur nëse po krijon vetë një lëvizje, ajo konfirmoi dhe tha se partia e re do quhet “Nisma”, duke shprehur besim se qytetarët do i japin shansin të zgjidhet bazuar në platformën e kësaj lëvizjeje.

“Absolutisht, pa dyshim. Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet nisma. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra. Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore”, deklaroi Hajdari.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nëse nuk ka një përgjigje pozitive për mbledhjen e Këshillit Politik pas kërkesës së saj, Hajdari tha se do vijojë betejën. “Do shkoj në parlament dhe do shikoj mundësi të tjera për të vijuar një betejë tjetër ditët e ardhshme”, tha ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button