BotaLajme

Hajdutët më të paaftë në botë! Vjedhin 220 atlete, por të gjitha të djathta

Një grabitje spektakolare ka ndodhur së fundmi në një dyqan atletesh në qytetin Huancayo të Perusë, ku tre persona hynë në dyqan dhe morën ç’tu dilte para, duke arritur të marrin më shumë se 200 atlete. Por, lajmi nuk ishte ky, pasi rezultoi se të gjitha palët e grabitura ishin për këmbën e djathtë.

Pronari i dyqanit tha se 220 atletet e vjedhura kanë një vlerë prej më shumë $13,000, por hajdutët do ta kenë të vështirë t’i shesin pasi janë vetëm të djathta. Grabitja e kryer nga 3 hajdutët në dukje jo profesionistë është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet tregojnë hajdutët që thyejnë drynin në qepenat e dyqanit në mes të natës dhe duke përdorur një biçikletë me tri rrota për të marrë kutitë me atlete të markave të ndryshme, njoftojnë mediat vendase.

“Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur altete vetëm nga këmba e djathtë. Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t’i lokalizojmë ata individë.”, tha shefi i policisë lokale Eduan Díaz për mediat peruane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close