Lajme

Hajduti kthen kartën e identitetit të 50-vjeçares që vdiq te Qafa e Muzinës, trupi i Etleva Bejkos do të prehet në Greqi

Etleva Bejko, 50-vjeçarja, nënë e një djali, po udhëtonte dy ditë më parë nga Greqia drejt familjes në Markat të Konispolit, kur makina e saj humbi kontrollin dhe doli nga rruga, në Qafwn e Muzinës, ndërsa ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Ngjarja e dhimbshme e humbjes së jetës së 50-vjeçares u pasua nga një ngjarje e turpshme, sepse, pas aksidentit, dikush kishte marrë telefonin e saj, në kapakun e të cilit ishte edhe karta e identitetit.

Duke qenë se Etleva ishte martuar me një shtetas grek me të cilin kishte edhe një fëmijë, ata kanë kërkuar që trupi i saj të prehej pranë tyre, por mungesa e kartës së identitetit e pamundësonte transportimit e trupit drejt Greqisë.

Familjarët u lutën ndaj kujdo që e kishte marrë kartën ta dorëzonte dhe ai që e ka marrë është penduar, sepse policia e Sarandës ka dorëzuar mëngjesin e sotëm pranë familjarëve kartën e identitetit të 50-vjeçares fatkeqe dhe kështu do të mundësohet që trupi i saj të prehet në varrezat e Janinës, aty ku ajo jetonte prej 25 vitesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close