Lajme

Hàkmàrrjà, është shuar apo do të vijojë? Familja Beqiraj në Vlorë akoma nën shënjèstër

A është shuar gjakmarrja apo do të vijojë? Kjo është pyetja që shtrohet kur bëhet fjalë për Familjen Beqiraj në Vlorë. Një konflikt i nisur vite më parë, i cili ka parë protagonistë shumë prej djemve të kësaj famije, fis e farefis, të cilët janë detyruar shpesh të fshihen, të ikin, ndërsa të tjerë kanë humbur jetën.

Origjina e konfliktit nis vite më parë, e ende nuk janë të qarta arsyet konkrete të këtij konflikti, por rezultati mbetet ai: Gjak i derdhur nga Beqirajt. Vetëm pak ditë më parë në Vlorë u shënua një tjetër viktimë Taulant Beqiraj, e një video e vrasjes së tij pushtoi mediat në Vlorë e Shqipëri. Nën dritën e diellit, shfaqen personat që goditën me armë mbi Beqirajn, dhe momenti kur ai bie në tokë pa jetë e ata largohen.

Por përtej kësaj ngjarje, ka edhe të tjera që kanë prekur Vlorën, rreth dy vjet më parë, kur Arben Beqiraj, biznesmen, pronar i një lokali, u pas plasosjes së rëndë, ndërroi jetë në spitalin e Vlorës, asokohe u plagos edhe i biri, e një tjetër person, i afërm i tyre. Konfliktet e Beqirajve në Vlorë kanë vijuar prej vitesh, e duket se nuk po rreshtin. Hera herës, kronika e zezë pasqyron ngjarje të rënda me këta protagonistë. E lind pyetja, ende do të ketë viktima? Kush e ka rradhën? Çfarë kanë bërë autoritet për të shuar konfliktin?

Në shënjestër shpesh janë vënë edhe të tjerë anëtarë të kësaj familjeje, e më gjerë të këtij fisi. Disa prej tyre janë larguar nga Vlora, për të evituar përballjet me hasmin, duke qenë se ky i fundit, apo këta të fundit vijojnë të jenë të lirë e policia ende nuk i ka arrestuar e vënë para drejtësisë të gjithë të dyshuarit për vrasjet e sipërpërmendura.

Vlen të theksohet se ky konflikt ka cënuar më shumë famiiljen dhe djemtë e fisit Beqiraj, pasi nga ata janë shënuar viktima, të plagosur, s’kanë munguar arrestimet për vepra të ndryshme penale, që ndoshta shpesh lidheshin me kësi konfliktesh. Por sot cfarë po ndodh ende në Vlorë? Vrasja e 31 vjecarit Taulant Beqiraj ishte sinjal se ky konflikt i familjes nuk është shënuar ende? A janë të sigurt familjarët e viktimës dhe të afërmit e tij, pas kësaj vrasjeje të ndodhur në mes të qytetit e në mes të ditës?

A është në gjendje shteti shqiptar dhe forcat e rendit të sigurojnë jetën e këtyre individëve për të evituar ende gjakderdhje mes tyre në qytet? Pyetje në fakt që ende s’kanë marrë një përgjigje zyrtare nga drejtësia, në një kohë kur autorët e këtyre ngjarjeve janë ende të lirë.Ngjarja e 3 mars 2021, vrasja e Taulant Beqiraj Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës të mërkurën, në një prej rrugëve më të populluara të qytetit, atë të Transballkanikes.

Pranë Gjykatës së Apelit është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj. Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, autori është përpjekur të largohet me autoveturën tip Ford, por falë ndjekjes së shpejtë nga forcat e policisë, është kapur në një prej rrugëve dytësore që të nxjerrë në autostradën Vlorë-Fier.

Taulant Beqiraj një emër i njohur për policinë e Vlorës i arrestuar dy herë për tentative vrasje dhe i liruar nga gjykata. 3 vite me parë Beqiraj u përfshi në një konflikt mes bandave në. Mesohet se pas atentatit njeri prej autoreve te dyshuar eshte arrestuar. Behet fjale per Andi Jonuzaj. Ngjarja e 4 gusht 2018, vrasja e Arben Beqiraj Arben Beqiraj, i cili humbi jetën si pasojë e një përplasjeje me armë pasditen e 4 gushtit 2018, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë.

Mësohet së sherri i përshkallëzuar në të shtëna armësh, ka nisur ndërmjet sipërmarrësit, të ndjerit Beqiraj dhe një personi që po kalonte në bregdet. Teksa u duk se konflikti kishte përfunduar, i janë rikthyer debatit katër persona të tjerë të pajisur me armë. Si pasjë e konmfliktit Beqiraj mori 6 plumba, si pasojë e të cilëve umbi jetën në spital pas disa orësh nga ngjarja. Sipas dëshmisë së burimeve nga vendngjarja, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E.XH, A.K, C.L dhe G.L. Këta persona dyshohet se kanë plagosur rëndë Beqirajn, i cili humbi jetën në spital, djalin e tij, Ergest Beqiraj dhe një të afërm të tyre.

Ndër katër autorët e dyshuar të krimit është arrestuar vetëm një prej tyre, Mësohet se viktima ka një dosje të pastër penale, ndërsa dyshohet që përleshja e djeshme të ketë të bëjë me mësohet një sherr, e një konflitk i vjetër, në zonen e Skelës në Vlorë, ku ka qenë i përfshirë i biri dhe të tjerë të afërm të tij. Vetëm në datë 30 tetor 2019, mbi një vit nga ngjarja, policia mundi të arrestonte një prej 4 autorëve të dyshuar për vrasjen. Shtetasi Eduart Xhezo person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: