Lajme

Hakerat godasin “zemrën” e policisë! Nxirret në “shesh” sistemi MEMEX

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, ku thuhet se hackerat kanë sulmuar sistemin Memex.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ Karamuço pohoi se ndodhi ajo që i druheshin, duke shtuar se plot 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hackerat.

Sistemi Memex ka informacione sekrete mbi ngjarje ku përfshihet dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve dhe të gjitha veprimet e kryera nga këto struktura.

Me këtë hakerim të të dhënave, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.

Tashmë ka dalë në “shesh”. Publikimi i sistemit “MEMEX” përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore. Aty ndodhet informacioni për cdo person të përfshirë në veprimtari kriminale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close