Categories Lajme

Hakmarrje? Cila është pista e hetimit që lidh vrasjen e Ismet Çekores me ekzekutimin e 19 vjeçarit në Shkodër

Dy vrasjet e ndodhura në qytetin e Shkodrës brenda këtij muaji duket se kanë lidhje me njëra tjetrën. Vrasja e Ismet Çekores në 2 shtator, dyshohet të ketë sjellë edhe ekzekutimin e 19 vjeçarit, Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 shtatorit teksa pinte kafe në një lokal.

Mbrëmjen e sotme u konfirmua nga policia se Erjon Xhenje u ekzekutua nga Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekores i cili u vra para shtëpisë së tij në 2 shtator.

Dyshohet se 24 vjeçari Bajram Çekorja ekzekutoi Erjon Xhenjen pasi ky i fundit i nxorri në pritë të atin në 2 shtator. Ende nuk është konfirmuar por kjo mbetet një ndër pistat e hetimit të policisë.

Ndërkohë, Bajram Çekorja, ka qenë i shpallur në kërkim edhe më parë nga policia pasi dyshohej se kishte organizuar atentatin e dështuar ndaj shtetasit Alban Bruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME