Lajme

Hakmarrje? Lidhja mes atentatit të parandaluar sot në Shëngjin dhe vrasjes së Brilant Martinajt në Fushë- Krujë

Nikoll Sherrniku, 28-vjeç, i arrestuar sot nga policia e Lezhës gati të kryente një atentat sipas të gjitha gjasave ka një lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa javë më parë kur u vranë 3 vite në Fushë-Krujë.

Sherrniku është i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit Xhuliano Prela dhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Madje edhe Martinaj ka qenë i akuzuar më parë për vrasjen e ish-efektivit.

Nuk dihet nëse Nikoll Sherrniku ishte gati të kryente ndonjë atentat në lidhje me eliminimin e shumë prej njerëzve të Ervis Martinajt apo jo? Por siç duket përplasje mes bandave në këtë zonë të Shqipërisë vijon.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi mesditën e 17 korrikut në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.

Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close