Lajme

Halloween festohet edhe në Vlorë

Nata e shpirtrave” vjen ndryshe këtë fund tetori. Festë Halloween në Qendrën Historike të qytetit të Vlorës. Qytetarë të shumtë të veshur me kostumet e Halloween mbushën sheshin në Qendrën Historike të qytetit të Vlorës, ku nuk munguan dhe fëmijet duke u ngjitur në podium duke interpretuar dhe kërcyer.

Festa e Halloëeen, tashmë festohet rregullisht edhe në vendin tonë. Shumë të rinj, veshin kostume dhe maska të ndryshme dhe dalin nëpër rrugë dhe klube nate, për të festuar. Halloëeen, është interpretimi modern i “All Holloës’ Eve” të Irlandës, apo ditës së të gjithë shenjtorëve.

Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA, prej  emigrantëve  irlandezë. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloëeen shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur, do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme dhe trembin njëri tjetrin. Kjo festë është komercializuar dhe festohet në shumë vende të botës, veçanërisht në SHBA dhe Europë. Është një ditë e gëzuar edhe për fëmijët, që veshin kostume dhe bëjnë të famshmen “trick or treat”, ku trokasin në dyert e fqinjëve dhe marrin ëmbëlsira. Më poshtë video nga festa e Halloween në Vlorë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close