
Kanë nisur hetimet për 52-vjecarin me inicialet L.K, banues në Berat, pasi në lokalin e tij, në lagjen “Muzakaj”, organizonte lojëra të ndryshme fati me tableta dhe kompjuter.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter dhe 2 tableta.
Njoftimi i Policisë: Berat
Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”.
Procedohet penalisht 1 shtetas që organizonte lojëra të ndryshme fati, në lokalin e tij.
Sekuestrohen 2 tableta dhe 1 kompjuter që shërbenin për këto lojëra.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin e tij, në lagjen “Muzakaj”, organizonte lojëra të ndryshme fati me tableta dhe kompjuter.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter dhe 2 tableta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.