Lajme

Hapet ekspozita e fotografive në kuadër të projektit “Transferimi i vlerave kulturore përmes fotografisë”

Në datat 20 – 21 shtator 2022, në ambientet e Galerisë së Arteve, Pallati i Kulturës Labëria, do të qëndroje e hapur ekspozita e fotografive në kuadër të projektit “Transferimi i vlerave kulturore përmes fotografisë” i mbështetur nga BE synon të ilustrojë vlerat kulturore të vendeve të ndryshme përmes fotografive.

Projekti parashikon organizimin e 5 ekspozitave fotografike në Turqi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Çdo vend në kuadër të projektit do të identifikojë vlera të rëndësishme historike, natyrore dhe kulturore që i përkasin kulturës së tij. 40 fotografi nga 4 vende do te ekspozohen.

Qëllimi kryesor është të zhvillojë një dialog të qëndrueshëm midis vendeve si Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ky projekt mbështetet si nën-projekt në kuadër të “Projektit të Rrjetit Rajonal për Diversitetin Kulturor”. Bashkia Vlorë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close