Lajme

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës

Është hapur gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës. Në një dalje publike, ministrja Belinda Balluku  u shpreh se ky aeroport do të jetë një investim privat dhe do të kushtojë 37 milionë euro. Ajo tha se shteti nuk do të jetë i përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt dhe nuk do të ofrojë garanci financiare, por do të jetë në mbështetje të investitorit. “Prej kohësh Kryeministri Rama ka lançuar strategjinë për zhvillimin  e Aviacionit Civil duke njoftuar si ky zhvillim do të vijë.

Pas kontratës së re të firmosur nga qeveria dhe koncensionari i aeroportit të Tiranës , pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin duke kryer fluturime përditë. Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë”- u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja Balluku u është përgjigjur edhe skeptikëve dhe deklaratave të Partisë Demokratike duke thënë se puna flet vetë dhe nuk ka nevojë për fjalë. “Ndoshta për skeptikët që po thonë për atë të Kukësit që ishte 3D padyshim puna flet dhe nuk ka nevojë për fjalë. Aeroporti i Sarandës do t’i shtohet infrstrukturës ajrore pasi është një kollonë e fortë për zhvillimin e vendit. Kemi pasur interes nga grupe të ndryshme në Europë dhe jam shpresëplotë që edhe ky process do të jetë i sukseshëm”- u shpreh ministja.

Më tej Balluku tha se  në 3-4 vityte e para në aeroport pritet në elaborohen mbi 1 milionë pasagjerë. Gara për aeroportin do të qëndrojë e hapur nga data 2 gusht deri me 23 shtator “Në Sarandë presim që në 3-4 vite te elaborojmë 1 milionë pasagjerë. Gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë nga data 2 gusht deri më 23 shtator. Investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive por procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjensinë e Shpronsimeve. Unë jam e sigurt që banorët e Sarandës do të jenë te kënaqur nga ky lajm i ri”- shtoi Balluku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: