Categories Lajme

Hapet kantieri i i Spitalit Rajonal në Fier, angazhohen 1200 forca pune për ndërtimin brenda 3 muajsh

Kantieri i Spitalit Rajonal në Fier, ku po punohet me tre turne është hapur, ndërsa do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh, 1200 forca pune. Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishin sot në Fier ku panë nga afër ecurinë e punimeve në kantier.

Ndërsa u njoh me përgatitjet e deritanishme, Rama kërkoi nga Ministrja Balluku që të takoj familjet e shpronësuara me mirëkuptim dhe t’u ofrohen mundësi që të punojnë këtu në këtë kantier. “Të angazhohen në çfarëdolloj pozicioni që ata mund të punojnë, duke pasur parasysh aftësitë e tyre dhe nevojën e tyre për të qenë të përfshirë këtu. Nga roje kantieri, punëtor, apo sipas aftësive që kanë. Të japin të dhënat e tyre dhe pastaj flisni me kompaninë dhe i jepni mundësinë të punësohen, gjithmonë nëse duan të përfshihen”, tha Rama.

Ndërkohë, Ministrja Balluku informoi se “kemi nisur nga puna pas një jave puna përgatitore”. “E kemi mbyllur edhe fazën e shpronësimeve të 12 familjeve këtu në bashkëpunim të plotë me Bashkinë e Fierit. Pronarët janë treguar mjaft mirëkuptues dhe procesi është përmbyllur me sukses”, tha Balluku. Po ashtu, ministrja theksoi se OSHEE po vepron menjëherë për t’i dhënë energji elektrike kantierit, ashtu sikurse është punuar dhe për të sjellë sa më parë linjën e ujit.

“Kemi nisur nga puna për kantierin dhe pritet që deri të hënën mbi 200 punonjës dhe rreth 20 inxhinierë të fillojnë punën në pjesën e spitalit dhe gjithçka duhet për sa i përket logjistikës përreth”, tha Balluku.

Një pjesë e mirë e punonjësve, sipas ministres, vijnë nga Turqia por do të ketë edhe punonjës vendas dhe për këtë kanë nisur kontaktet. “Kemi marrë disa masa për të siguruar strehimin e të gjithë punonjësve që vijnë nga Turqia. I kemi akomoduar edhe në Patos e zonat përreth. Kemi ndihmën e bashkisë së Fierit  për transportin, që do të ketë kosto por nuk do rëndohen donatorët. Presim më pas të vijnë grupe të tjera për pjesën elektrike, ngrohjen, kondicionimin etj. Ndërkohë jemi në afate dhe kemi pasur bashkëpunim të plotë me të gjithë institucionet shtetërore”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se “edhe pse moti nuk është i mirë po vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet”. “Punohet pa pushim, janë në terren edhe gjatë turnit të tretë. OSHEE solli menjëherë linjën dhe po punohet për të sjellë trefazorët ashtu siç kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Balluku.

Sipas projektit, spitali shtrihet paralel me rrugën në një hapësirë 15 mijë metra katrorë, prej të cilave 13 mijë janë ambiente spitalore dhe pjesa tjetër janë ambiente ndihmese dhe parkimi.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu u shpreh se “kemi përfunduar anën teknike mjekësore”. “Spitali do të ketë 6 krahë me pavione. Kemi përfunduar me Ministrinë e Shëndetësisë gjithë detajin teknik sa i përket pajisjeve dhe aparaturave. Së shpejti kalon edhe marrëveshja në Këshillin e Ministrave që përcakton detajet për mobilimin spitalor dhe pajisjet mjekësore. Janë përcaktuar edhe modalitetet për administrimin dypalësh të spitalit”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se spitali do të ofrojë të gjitha shërbimet nga urgjenca, kirurgjia, ORL, okuliistikë, si dhe do të ketë të përfshirë edhe një departament special për kirurgjinë speciale dhe pavionin e sëmundjeve infektive ku do të përfshijmë një pavion COVID. Ndërkohë, inxhinieri turk u shpreh se “kemi filluar punimet dhe do ta bëjmë ndërtimin në kohën më të shpejtë të mundshme”. “Jemi në dijeni të kohës dhe pozicionit që kemi dhe do të veprojmë sa më shpejt në mënyrë sa më efikase”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME