Lajme

Hapet rruga për në Theth, ARRSH apel shoferëve: Kujdes, respektoni sinjalistikën dhe…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorës-Theth. Përmes një postimi në rrjetet sociale ARRSH jep lajmin e bukur se të gjithë ata qytetarë të cilët dëshriojnë që të vizitojnë fshatin turistik Theth rruga është e hapur.

ARRSH i bën apel shoferëve që të respektojnë sinjalistikën, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

“Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth

Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve

Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ”, shkruhet në njoftimin e ARRSH-së.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: