Categories Lajme

Hapja e kazinove, shpallet gara për subjektet e interesuara

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka çelur garën për dhënien e licencave për kategorinë kazino për të gjithë subjektet e interesuara. Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të këtij institucioni përcaktohen kriteret që duhen plotësuar. Shpallja e garës vjen pas vendimit të pak javëve më parë të qeverisë, që miratonte kushtet shtesë për këtë procedurë.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në zbatim të nenit 34, 35, 36, 37 të ligjit nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”, e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit te kësaj licence” shpall garën për pajisjen me licencë për zonën ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. 689, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit, e kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës”, theksohet në njoftimin për shtyp.

Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin dhe të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës në fuqi. Dokumentet që vërtetojnë kriteret e parashikuara në legjislacionin e lojërave të fatit dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 duhet të jenë lëshuar/miratuar nga organet përkatëse, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit. Të interesuarit duhet të paraqesin aplikimin e tyre (kërkesë më shkrim dhe dokumentacionin shoqërues) pran zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deri më datë 22.10.2020, ora 16.30 CET. Dokumentacioni do të paraqitet në gjuhen Shqipe. Aplikanti mund të depozitojë edhe dokumente në gjuhë të huaj, të shoqëruara me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe. Aktet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy kopje (origjinale dhe fotokopje).

Shqyrtimi i dokumenteve do të bëhet pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020, ora 09.00 CET”, thuhet në njoftimin e AMFL. Pak javë më parë, qeveria miratoi dy vendime ku së pari përcaktohen koordinatat se ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Konkretisht kjo zonë përfshin pjesën nga 15-katëshi tek unaza tek parku Rinia, tek Xhorxh Bush që është në Unazë në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence. Kostoja e një licence kazinoje arrin në 1 miliard lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë dhjetë viteve të periudhës së licencës (10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit). sipas vendimit të qeverisë, subjektet duhet që të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME