Lajme

Haradinaj: Serbia të heqë dorë nga politika luftënxitëse! Apel SHBA-ve e BE-së të ndërhyjë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se Serbia do të dilokojë ushtrinë në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj i bën thirrje Serbisë që të heqë dorë nga politikat luftënxitëse dhe t’i tërheqë trupat paramilitare nga veriu.

Një thirrje, Haradinaj e ka për Bashkimin Europian dhe SHBA-në që të ndërhyjnë për qetësimin e situatës në veri.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.

Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.

Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close