Categories Lajme

Haradinaj tregon sherrin me Ramën në darkën në shtëpinë e Thaçit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës. “Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, – tha ai për Insajderin. Haradinaj shtoi se që në momentin kur Rama shpeshtoi takimet dhe vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nisi ideja për ndarjen e Kosovës. “Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, – është shprehur ai.

Ai ka pranuar se ka pasur “përplasje” me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur në një darkë të ftuar nga presidenti aktual. “Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës” – ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vetë ai si kryeministër, por edhe nga vendet e fuqishme të botës. Rama e ka paditur Ramush Haradinajn pikërisht për disa deklarata të kryeministrit të Kosovës pak kohë më parë dhe e ka depozituar atë në Gjykatën e Prishtinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME