
Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane për posedim droge.
Shqiptari i cili punonte si bukëpjekës e kishte fshehur drogë. në furrën e bukës.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në furrën në Genova, policët gjetën hashash të ndarë në pako, e cila ishte fshehur në thasët me miell në magazinë.
Në banesën e 35-vjeçarit u gjetën edhe 9 mijë euro cash, të cilat u sekuestruan pasi dyshohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.