Categories Lajme

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës/ Balluku: Jemi në fazën finale të elementeve për lidhjen e kontratës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria është në fazën finale të elementëve për lidhjen e kontratës dhe nis menjëherë puna për ndërtimin e hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës. “Ne kemi qenë një palë që kemi marrë pjesë në hartimin e kritereve si dhe në procedurë, por kemi qenë njëra nga palët, sepse pala tjetër ka qenë BERZH-i dhe kjo është e ditur. Sërish është një projekt i goditur pa fund nga politika. Dhe nuk po flas opozita apo jo, pasi të gjithë e kanë goditur këtë projekt”, tha Balluku e pyetur nga gazetarët për ecurinë e punimeve në këtë hekurudhë, gjatë një konference për shtyp së bashku me Kryeministrin Edi Rama me fokus tek infrastruktura.

Balluku theksoi se, “na është dashur të ndërhyjmë me kryeministrin, deri tek presidenti i BERZH, për të përshpejtuar procesin një vit më parë”. “Projektet të cilat financohen nga BERZH kërkojnë që të marrin “no objection” përsa i përket konkurrentëve. Dhe flasim për projektin teknik. Ka ndërhyrë kryeministri pranë Presidentit dhe e kemi marrë “no objection” një vit më parë pjesën teknike. Ndërkohë që “no objection” për pjesën financiare është dhënë në 21 shtator”, detajoi ministrja.

“Tashmë ka fituar një kompani shumë e mirë italiane. Morën pjesë 14 kompani, pastaj në fazën finale ishin 6. U anatemuam që këtë kompani e njihnim, kishte lidhje me ne etj., etj. As nuk e njohim, as nuk e kemi parë kurrë. Pastaj kemi dalë me kontakte të jashtëzakonshme me kompanitë më të mëdha të botës, që i ndikokemi, i sillkemi vërdallë dhe i bëjmë çfarë të duam ne”, u shpreh Balluku. “Është abuzuar pa fund me projektin e kësaj hekurudhe. Jemi në fazën finale të elementëve për lidhjen e kontratës dhe nis menjëherë puna”, tha Balluku. Ndërkohë, tha ajo, ka nisur aplikimi pranë EBRD për fazën e dytë të kësaj hekurudhe që lidhet me stacionin e madh të Tiranës. “Ministria e Financave ka bërë kërkesën pranë BERZH dhe besojmë që do të  na aprovohet shumë shpejt”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME