Lajme

“Hëngri pambuk për t’u dobësuar dhe përfundoi në spital”, mjekja e njohur na lë pa fjalë

Mjekja nutricioniste, Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për rreziqet nga të cilat përballemi kur ndërmarrim dieta të shpejta dhe të pamonitoruara. Doktoresha tha se mbipesha klasifikohet si sëmundje dhe duhet të trajtohet nga mjeku.

Nutricionistja vuri në pah rreziqet me të cilat përballemi nëse e trajtojmë veten duke ndjekur dieta që mund t’i lexojmë në internet. Sipas saj, në këtë mënyrë mund t’i shkaktojmë organizmit më shumë dëme sesa të mira. Mjekja rrëfeu dy raste të të rinjve që kishin përfunduar në spital.

Njëri kishte të bënte me një vajzë që kishte konsumuar topa pambuku pas disa videove që kishte parë në internet. “Ishte një djalë i ri që bënte një regjim drastik dhe monitorohej nga një jo profesionist. Mbante një regjim të tillë, pa lëngje dhe me procedura të tej zgjatura të saunave çdo ditë.

Organizmi ynë ka mbi 70 përqind lëngje dhe nëse i heqim në mënyrë drastike, do të bjerë. Ky person kishte prej 10 ditësh që merrte pak lëngje dhe me seancat e saunës kaloi në hemodializë sepse bëri bllokim të veshkave. Nëse do të kishte vazhduar do të humbiste dhe veshkat.

Një rast tjetër është një vajzë që kishte parë disa video të modeleve që merrnin topa pambuku që të ulej volumi i stomakut. Hanin pambuk në formë topash, ulje volumi i stomakut dhe konsumonin më pak. Ajo e kishte bërë për disa ditë këtë gjë dhe vjen me ankesën se kishte vështirësi jashtë.

Tha që prej disa javësh konsumoj pambuk sepse kam presionin e shoqërisë. Nuk ishte mbipeshë. Fijet e pambukut ngjiteshin në muret e stomakut dhe zvogëlohej më shumë hapësira ku kalonin materialet ushqimore. Iu nënshtrua ndërhyrjes për të pastruar traktin tretës.”, tha Dr. Albana.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close