Lajme

Heqja e orës policore, shqiptarët festojnë natën e ndërrimit të viteve pa asnjë kufizim

Për të dytin vit me radhë jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota festojnë natën e ndërrimit të viteve në kushtet e pandemisë. Mesnata e sotme do të shënojë edhe fillimin e një viti të ri, me shpresën që të jetë sa më i mbarë dhe lutjen e të gjithëve, që pandemia e covid të përfundojë. Por ndryshe nga një vit më parë, sot nuk do të ketë orë policore, duke bërë që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe të festojnë me miqtë, kuptohet duke respektuar masat anti-Covid.

Frika është edhe më e lartë, pasi në Shqipëri janë konfirmuar edhe rastet me para më variantin Omicron, i cili ka “pushtuar” pothuajse gjithë botën. Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit thanë se pavarësisht se ora policore nuk do të jetë në fuqi, në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, pasi respektimi i masave është një përgjegjësi individuale. Kujtojmë që duke filluar 4 janari, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: