Categories Lajme

“Hera e parë që na ndodh me një grua”, Ruçi nxehet me Hajdarin, ndërpret seancën e Kuvendit

Pas bllokimit që deputetja Rudina Hajdari i ka bërë foltores së Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës. “U lutem që ti thërrisni koshiencës tuaj, seanca ndërpritet për 15 minuta”, u shpreh Ruçi, që shtoi se kjo është hera e parë që kjo situatë ndodhë nga një deputete femër. “Shumë mirë që keni të drejtën për të bërë replikë. Por keni 10 minuta që zaptoni foltoren e Kuvendit dhe duhet të dini ç’masa merren. Është hera e parë që një zonjë deputete bllokon foltoren. Uluni zonja Hajdari. Edhe njëherë ju bëj apel, ndërpres seancën cerek ore që ti thërrisni koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren”, u shpreh më tej Ruçi.

Më herët Hajdari ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të ashpra në Kuvend, ku ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, dhe të mos kalojnë ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor. Duke kujtuar të gjitha mashtrimet që u janë bërë shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit, Hajdari tha se ajo sot është në anën e tyre, e më së paktu të gjithë qytetarët meritojnë hapjen 100% të listave. Hajdari zgjodhi të qendronte në foltore, në tentativë për të bllokuar seancën e Kuvendit, por Ruçi e gjeti zgjidhjen duke ftuar deputetët e tjerë që të flasin nga vendi.

Pjesë nga deklarata e Hajdarit: Në këtë sallë bëhen vetëm pazare, ata e dinë shumë mirë që shumica e jush bëjnë pazare dhe më pas e shesin veten si patriotë. Ka qenë kjo sallë plenare ku në vitin 92 ju i premtuat shqiptarëve që do të dënonit krimet e komunizmit, dhe nuk e bëtë këtë gjë. Unë jam me ata shqiptarë që sot janë të zhgënjyer, ka qenë kjo sallë kur ju i thatë shqiptarëve në 96 futini paratë në skemat piramidale, dhe i çuat në përplasjet më të mëdha. Ju i mashtruat shqiptarët! Ka qenë kjo sallë me të njëjtët njerëz, kur iu thatë shqiptarëve që do ua kthenit paratë, dhe ju i mashtruat, kjo sallë ka qenë, që i mashtroi shqiptarët. Unë sot jam me ata shqiptarë që janë të zhgënjyer prej jush. Janë këta njerëz, kjo sallë që iu ka thënë shqiptarëve që në vitin 2001, se do i fusnin në BE shqiptarët, pse siua keni bërë shqiptarëve këtë, ka qenë kjo sallë, që vazhdon të bëjë premtime të tjera, 2020 ka ardhur dhe ju vazhdoni me premtime boshe. Jepuni shqiptarëve mundësinë që të zgjedhin në këtë vend, jepini fund kësaj seance të turpshme, hapini listat, nuk mund të ndryshohet ligji zgjedhor sa herë që tiu dojë qejfi juve, jepini mundësinë qytetarëve që të votojnë, dhe hidheni në kosh të plehrave këtë Kod Zgjedhor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME