Categories Lajme

Hetimi për të dhënat personale, Avokatja e Popullit: Nuk është përdorim legjitim i tyre!

Avokatja e Popullit tha për Euronews Albania se ka një shkelje të të drejtave të njeriut për aq kohë sa të dhënat personale nuk janë përdorur për qëllimin që i ka vënë në dispozicion qytetari. “E drejta për mbrojtjen e të dhënave personale është një e drejtë që në dallim nga e para, mjafton mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave që përbën shkelje pa pasur një cenim konkret,” – tha Avokatja e Popullit.

Ajo u shpreh se ende nuk ka pasur asnjë reagim nga avokati i popullit duke qenë se duhet të bëhet një vlerësim konkret i situatës. Mbi të gjitha, Ballanca sqaroi se deri në vitin 2008 ruajtja e të dhënave personale ka qenë nën përgjegjësinë e avokatit të popullit, ndërkohë që nga 2008 e në vijim është Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, autoriteti i cili mbikëqyr dhe monitoron zbatimin dhe ruajtjen e të drejtave.

Siç sqaroi dhe Avokatja e Popullit, database i krijuar me të dhënat personale jo vetëm që përbën shkelje por çfarë është më e paligjshmja ka të bëjë me informacionin sensitiv që gjendet në atë database lidhur me preferencën politike të qytetarëve. Sipas saj ndryshe nga të dhënat personale që mund të japim në rrjete sociale, ligji e përcakton si një të dhënë sensitive që nuk duhet të ishte mbledhur në mënyrë absolute.

Ballanca theksoi se mbledhja e informacioneve personale nuk është e ligjshme as për qëllime elektorale teksa u tregua skeptike sa i takon pretendimit të Partisë Socialiste se ky database është krijuar nga puna e tyre me kalimin e viteve. “Ligji kërkon që përpara se një subjekt ta bëjë një gjë të tillë (të mbledhë të dhëna personale) duhet të marrë autorizim nga Komisioneri i cili ti japë indikacione se si duhet t’i mbledhë të dhënat,” – u shpreh avokatja Ballanca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME