fbpx
Lajme

Hetimi tatimor terror bizneseve i rrënon me gjoba 500 mijë lekëshe, pronarja: Klienti birrat i kishte dhuratë!

Qeveria nuk ka ngurruar të mbushë arkën menjëherë pas heqjes së masave izoluese prej pandemisë. Ka filluar përsëri aksioni për kontrollin hetimor të bizneseve lidhur me dhënien ose jo të kuponit tatimor. Ndërsa duket se shpesh punonjësit e hetimit tatimor vendosin gjoba të pabazuara si ka ndodhur edhe në rastin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar banues në fshatin Katjel të Tiranës. Katër punonjës të hetimit tatimor kanë vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra me pretendimin se nuk ishte dhënë kupon tatimor për klientët ndërsa ata ishin ulur në bar duke konsumuar birrë.

Klientët nuk kishin mbaruar ende porosinë dhe nuk ishin larguar nga biznesi ndërsa punonjësit e lokalit ishin në kohë për të lëshuar kuponin. Pavarësisht kësaj gjoba u vendos dhe në videon e mbërritur në JOQ Albania duken pronarët e barit që flasin me të drejtë ndërsa shpërfillen prej punonjësve të hetimit tatimor që vijojnë me gjobën.

Fjalët e pronarëve të lokalit: Klienti nuk ka ikur nuk ka paguar, përse më ve gjobë more. Paguajmë sigurime, tatime ca të doni juve, rrogat tuaja i paguajmë ne klienti është ulur ska ikur, s’i ke dhënë kupon po ai është ulur si ti jap kupon nuk ka ikur. Birrat i kanë dhuratë!
Këta kanë të drejtë vetëm të shkruajnë ne biznesin e kemi familjar na terrorizuat duke ju treguar çdo dokument që i kemi në rregull.
Po ashtu njëri prej tyre ka nisur këtë mesazh në redaksinë e JOQ Albania: Publikojeni kete video terrori dhe presioni psikologjik qe bejn hetimi tatimor i Tiranes ne fshatin Katjel ku vune nje mase gjobe te detyruar nga mema parti 500.000 te vjetra. Publikojeni dhe me emer Ali Çarçia.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button