Lajme

Hidhet nga pallati dhe ndërron jetë 38-vjeçari në Fier, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një 38-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shtetasi ka qenë në gjendje depresioni, ndërsa na vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi, 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close