Categories Lajme

Hidhnin kartëmonedha false në treg, arrestohet organizatori i dyshuar i rrjetit të falsifikimit

Një 46 vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është organizatori i një grupi që hidhnin kartëmonedha 50 euroshe fale në treg.

Në pranga përfundoi shtetasi Leone Duka.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara”, tha policia.

Njoftimi nga Policia Tiranë, Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë.

Operacioni, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar në muajin prill, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

– L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME