Lajme

Hidhte alkool në… Kapet doktori sirian

Një mjek sirian në Gjermani është akuzuar për krime kundër njerëzimit. Përmes një deklarate për mediet, zyrtarët në Karlsruhe thanë se mjeku Alla Mousa erdhi në Gjermani në vitin 2015 dhe kishte punuar si mjek para se ai të arrestohej vitin e kaluar. Ndaj tij rëndojnë 18 akuza për torturim të njerëzve në spitalet ushtarake siriane në Homs dhe Damask. Akuzat përfshijnë vrasje dhe dëmtime të rënda fizike dhe dëmtime të lehta fizike.

Prokurorët akuzojnë se në një prej rasteve, doktori kishte hedhur alkool në organet gjenitale të një burri dhe një adoleshenti, e më pas kishte vënë flakën me çakmak në spitalin ushtarak Nr. 608 në Homs. Ai akuzohet për torturimin e nëntë njerëzve të tjerë në të njëjtin spital në 2011 me rrahje barbare. Gjithashtu prokurorët pretendojnë se gjatë kryengritjes kundër presidentit sirian Bashar Assad në vitin 2011, civilët e plagosur që mendohej se ishin anëtarë të opozitës, u çuan në spitalet ushtarake, ku u torturuan dhe u vranë atje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: