Himara, pjesëmarrja më e ulët në histori. 5700 votues nga 21 mijë totali. Kujtojmë se procesi i votimit përfundoi në orën 19:00 dhe të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e kishin 3.588.869 qytetarë.
Sipas rregullit, vetëm qytetarët që janë brenda qendrave të votimit lejohet që të votojnë jashtë këtij orari. Mbyllja e qendrave të votimit ka filluar përreth vendit, ndërsa disa prej tyre bëjnë gati materialet zgjedhore për t’i nisur drejt qendrave të numërimit.