Lajme

Himarë-Emrat\ Një banesë përfshihet nga flakët, burrë e grua humbin jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Borsh të Himarës. Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Rrapo dhe Savete Cika, 83 dhe 71 vjeçe, nuk mundën të dilnin nga flakët, dhe për pasojë humbën jetën.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Borsh/Informacion paraprak Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.  Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close