Lajme

Himarë, Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari

Himarë Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. – – – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Luan Shehu, 22 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi V. G., 47 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close