Categories Lajme

Hiqej si pakistanez/ Arrestohet shqiptari që përdhunoi 17-vjeçaren greke

27-vjeçari shqiptar që dyshohet se ka përdhunuar një të mitur në Greqi është arrestuar këtë të mërkurë.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ndodhi në lagjen Korydallos të kryeqytetit të vendit. Mësohet se viktima ishte njohur me autorin në rrjetet sociale, nëpërmjet një profili në të cilin deklarohej se ishte nga Pakistani.

Pas disa komunikimesh, dy të rinjtë vendosën të dalin për tu njohur nga afër. Por shëtitja romantike u kthye në makth për viktimën, në kohën që ai e shoqëroi në banesë dhe nën kërcënim e përdhunoi për disa orë.

Në vazhdim e shoqëroi të miturën në banesën e saj dhe pasi e kërcënoi se nëse do të fliste do ta vriste, u largua. Pak minuta më vonë e mitura denoncoi rastin dhe falë reagimit të shpejtë të autoriteteve, autori u vu në pranga.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar shqiptar, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik. Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një person tepër të rrezikshëm, madje nuk kishte shumë kohë që ai ishte liruar nga burgu ku mbahej nën akuza të rënda. Ai do të dërgohet për masë sigurie në gjykatë.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 11 prillit, shqiptari e bindi vajzën që të takoheshin jashtë shtëpisë së saj për të dalë për një shëtitje. Rreth orës 21:30 e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos.

Rreth orës 22:30, autori e çoi në një apartament në të njëjtën zonë ku ai banonte, mbylli derën dhe çoi zërin e televizorit që fqinjët të mos dëgjonin asgjë.

Më pas u zhvesh dhe dhunoi të miturën,e  cila rezistoi duke iu lutur të ndalonte por përdhunimi zgjati rreth gjysmë ore. Më pas, 27-vjeçari e çoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar që të mos fliste për asgjë.

Por vajza denoncoi përdhunimin duke i bërë përshkrim në polici të riut shqiptar dhe llogarisë që ai përdor në Instagram.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME