Categories Lajme

Hiqet taksa për legalizimet, nuk do të jetë kusht për tapinë, ligji i ri

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më kusht për marrjen e lejes së legalizimit. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektligjin “Për sistemin e taksave vendore” në të cilin propozohet heqja e kësaj tarife me argumentin që po sjell vonesa në procesin e legalizimit. Nisma e depozituar në Kuvend nga tre deputetët socialistë, Balla, Bushka dhe Kushi, pritet të zyrtarizohet ditën e enjte me votimin në Parlament.

KUSHTI Gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë të këtyre ndryshimeve, deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi tha se nisma e tyre ligjore heq një pengesë në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, pengesë e krijuar prej ligjit të 2018-ës, nga ku nuk mund të vijonte procesi nëse nuk ishte paguar taksa e infrastrukturës.

“ALUIZNI njofton bashkinë për ndërtimin informal që do të legalizojë, duke i dhënë informacionin teknik. Bashkia përllogarit vlerën dhe më pas këtë detyrim ia njofton subjektit përkatës. Ai, pasi njoftohet, kryen pagesën dhe vërtetimin ia dorëzon Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe ajo vetëm pasi e ka marrë këtë vërtetim, e miraton atë. Kjo procedurë e zgjatur ka shkaktuar vonesë dhe mosinteresim subjektesh për ta përfunduar procesin e legalizimit. Si rregull, ky perceptohet si përkeqësim i pozitës së tyre. Gjatë 2014-2018-ës, 60-80% e qytetarëve që posedonion banesa e paguanin taksën e ndikimit në infrastrukturë nga disa muaj deri në 1 vit, por vendosja e kushtëzimit të vendosur në 2018-ën, solli si pasojë rënien direkte të numrit të legalizimeve”, tha Kushi. Sipas saj, ky kushtëzim nuk e nxiti pjesëmarrjen e qytetarëve në proces, por e uli duke e dekurajuar atë.

Nga ana tjetër, vuri në dukje deputetja e PS-së, taksa e ndikimit në infrastrukturë i përket sferës së veprimtarisë së institucioneve vendore, ndërsa procesi i legalizimit nuk është përgjegjësi e këtyre njësive, por e një institucioni qendror, si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga veprimtaritë e bashkive. Kushi tha po ashtu se një kushtëzim fiskal nuk duhet të bllokojë një proces të tërë legalizimi.

TAKSA Taksa e ndikimit në infrastrukturë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretisht për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa është 25 mijë lekë. Prej 2018-ës, për të marrë lejen qytetarët kishin detyrimin për të kryer fillimisht këtë pagesë që vilet nga Kadastra, por që shkon për llogari të njësive të qeverisjes vendore. Por me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi në muajin gusht, ky kusht hiqet duke çliruar procesin nga kjo barrë e panevojshme.

Siç vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin, ALUIZNI sot (Agjencia e Kadastrës) pasi miratonte lejen e legalizimit, njoftonte bashkinë kompetente në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe t’i njoftonte përfituesit të lejes vlerën e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Bashkia pas marrjes së këtij njoftimi, llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën sipas sipërfaqes ndërtimore. Më pas këtë detyrim bashkia ia njofton subjektit aplikues.

Pasi aplikuesi njoftohet dhe kryen pagesën e taksës, e dorëzon pranë agjencisë vërtetimin për shlyerjen e saj. Vetëm pasi të ketë administruar këtë vërtetim, agjencia miraton lejen e legalizimit. E gjithë kjo ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderueshme në miratimin e lejes për shkak të kohëzgjatjes së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacionit ndërmjet institucioneve, por edhe pamundësi të miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimit. Kjo ka shkaktuar mosinteresimin e qytetarëve për përfundimin e procesit, duke qenë se ky rregull perceptohet si një përkeqësim i pozitës së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME