Categories Lajme

Hiqni dorë nga ilaçet, 7 bimët më të mira

Koliti spastik ose sindroma e Zorrës së Irrituar është një problem shëndetësor që karakterizohet nga: Dhímbje të forta dhe/ose fryrje barku; Çrregullime të jashtëqitjes si diarreja apo konstipacioni; Gjendje jo të rehatshme të barkut, fryrje apo gazra. Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët. Në gjuhën popullore kjo sindromë njihet si ‘zorra nevríke.’ Po në mjekësinë popullore ofrohen alternativa natyrale për qetësimin e simptomave të zorrës nevríke.

Kamomili; Kjo bimë qetëson stomakun, zbut kontraktimet e tij gjatë tretjes, përmirëson jashtëqitjen dhe largon stresin dhe ankthín. Pijeni çajin e kamomilit në mëngjes dhe në darkë kundër dhímbjeve. Lavanda; Kjo bimë aromatike qetëson sistemin nervor, përmirëson funksionin e sistemit nervor simpatetik por edhe funksionet e tretjes. Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit. Lulja e pasionit; Kjo bimë zbut kontraktimet dhe dhímbjet e stomakut, lehtëson simptomat e zorrës nevrike kur ato shoqërohen me nervozizëm, parehati, stres dhe/ose ankth.

Nenexhiku; Kjo bimë eliminon dhímbjet dhe kontraktimet e barkut por edhe normalizon ekuilibrat e florës bakteriale në sistemin tretës. Jamballi; Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.” Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti. Barishtja ka një histori të pasur edhe në Azi, ku përdorej kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës.

Finoku dhe kopra; Të dyja qetësojnë muskujt e aparatit tretës dhe shmangin fryrjet. Për më tepër si zhardhoku ashtu edhe barishtet luajnë rol anti-inflamator në zorrë. Lule meneksheja; Kjo bimë është shumë e mirë kundër inflamacionit dhe rivendos ekuilibrat e baktereve në stomak duke zbutur kështu edhe kontraktimet gjatë tretjes. Të gjitha bimët e lartpërmendura mund të pihen si çaj kundër dhímbjeve të stomakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër! Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët…

LEXO ME SHUME