Lajme

”Histori e pabesueshme”, Fevziu takon shqiptarin në Belfast: Ishte pronari, edhe pse po lante dyshemenë

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë historinë e një shqiptari që kishte me qera disa dyqane në aeroportin e Belfastit, por që ai e kishte parë edhe duke larë dyshemenë.

Fevziu ka publikuar historinë frymëzuese të shqiptarit, që nga Greqia kishte shkuar në Angli për të fituar bukën e gojës. Por me punë kishte mundur të merrte me qera edhe disa dyqane në aeroportin e Balfastit, por që kurrë nuk hiqte dorë nga puna.

“U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova që zona e kafeneve ishte mbyllur tashmë. ”Mos ki merak më tha”, bëri përpara, hapi shiritin që ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nën hutimin tim total. ”I kam unë me qira këto këtu më tha”, po hajde ulu. Ti po laje dyshemene i thashë, ç’punë ke me lokalet. ”Jam pronari. Dyshemenë e bëj si punë shtesë. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet”tha ai”,-shkruan Fevziu, ndërsa ndan edhe një foto me shqiptarin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close