Categories Lajme

Histori tro.nditëse shqiptare/ Vd.es në b.urg, por nuk e çregjistrojnë, sh.err mes institucioneve

Edhe pse kanë kaluar mbi tre muaj që nga dita e ndarjes nga jeta e të dënuarit Daver Këraj, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ai ende figuron i gjallë në regjistrin e gjendjes civile, pasi Prokuroria e Fierit nuk firmos vërtetimin e vd.ek.jes, por ia kalon përgjegjësinë prokurorisë së kryeqytetit.

I afërmi i të dënuarit të ndarë nga jeta në 8 tetor 2019, Hasan Këraj u ankua në Fiks Fare se nuk mund të çregjistronte nga gjendja civile nipin që i ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë.  Ai ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj heqje lirie të cilën këtë dënim po e kryente pranë I.E.V.P Fier , por për shkaqe natyrore siç shprehet ky institucion ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë.

Që nga tetori i vitit të kaluar familjarët e të dënuarit të ndarë nga jeta dhe deri më sot sorollaten nëpër institucione për të çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile të afërmin e tyre.

Hasan Këraj, tregon se ka shkuar disa herë në gjendjen civile të Lunxhërisë ku edhe i ndjeri ka qenë i regjistruar, aty i thonë se i mungon firma e prokurorit në vërtetimin e vd.ekj.es.

Neni 55 i ligjit për gjendjen civile e thotë qartë që  “vërtetimi i vdekjes të personave që humbin jetën në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, është i vlefshëm vetëm kur  lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor dhe nënshkruhet nga prokurori”. Por familjarët e zotit Këraj për këtë të fundit sorrollaten nëpër institucione.

Ndërkohë burgu i Fierit ka lëshuar skedën e vd.ekj.es dhe ka njoftuar zyrën e gjendjes civile të Gjirokastrës dhe prokurorinë për ndarjen nga jeta të të dënuarit Daver Këraj.

Pas këtyre sorollatjeve, Hasan Këraj i drejtohet prokurorisë së Fierit për të tretën herë. Edhe në këtë rast njësoj si herët e tjera atë e përcjellin nga prokuroria me pretekstin se personi për të cilin kërkohet vërtetim nuk ka çështje të hapur në këtë prokurori. Pra asnjë prokuror nuk ka një çështje me emrin e të ndjerit ndaj nuk ka se kush ta lëshojë këtë vërtetim për familjen Këraj.

Fiks Fare kërkoi informacion në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier  për këtë rast. Në përgjigjen e saj Prokuroria e Fierit thotë se familjarët nuk kanë paraqitur asnjëherë pranë këtij institucioni kërkesë për marrje informacioni. Ndërkohë që Fiks Fare tregoi me fakte se qytetari ka kërkuar disa herë në Prokurorinë e Fierit informacion për arsyen e moslëshimit të vërtetimit për të burgosurin që humbi jetën gjatë kohës së vuajtjes së dënimit dhe punonjësit e këtij institucioni refuzonin t’i jepnin informacion.

Gjithashtu, në përgjigjen e saj Prokuroria e Fierit e kaloi te Prokuroria e Tiranës përgjegjësinë për dhënien e informacionit dhe lëshimit të vërtetimit të vdekjes së të dënuarit, pasi ai ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Tiranës.Fiks Fare iu drejtua më një kërkesë për informacion edhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, por derisa të kthejë përgjigje kjo prokurori i dënuari edhe pse ka ndërruar jetë tre muaj më parë, ende figuron i regjistruar në gjendjen civile dhe familjarët e tij tashmë për këtë burokraci të institucioneve duhet t’i drejtohen gjykatës.

Ndërkohë neni 54 i ligjit për gjendjen civile përcakton afatin e deklarimit të vdekjes, i cili bëhet  brenda 10 ditëve nga ndodhja . Madje ky nen ngarkon Shërbimin e  Gjendjes Civile, i cili kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar në regjistrin themeltar dhe në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, të ngrenë padi në gjykatë për të vërtetuar vdekjen.Por edhe ky veprim nuk është bërë. TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME