Categories Lajme

Historia e burrit që vazhdon të prodhoje nallane edhe pse nuk ka treg

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Leka Smaci 61 vjeç, babai i dy fëmijëve madje është bërë edhe gjysh. Leka ka jetuar nga viti ‘92 deri në vitin ‘94 në Greqi. Aty ai punoi dhe mendoi të rikthehet në vendin e tij të investojë në prodhimin e nallaneve, asokohe një sipërmarrës grek i siguroi tregun. Leka prodhoi nallane deri në vitin 2002 më pas sipërmarrësi grek u tërhoq.

Leka ka shpenzuar 170 milion lekë për të ndërtuar objektin dhe për ta kompletuar me makineritë që duhen në prodhimin e nallaneve. Ai thotë se sot disponon material sa të prodhoje 10 mijë palë nallane, por problemi i tij është se nuk gjen treg për t’i shitur. Vjen sot ne studio për të rrëfyer këtë pasion por edhe këtë investim që është ngritur me shumë mund e djersë.

Leka shprehet se prodhimin e nallaneve e ka pasion dhe nuk do heqë dorë derisa të vdesë. Pas vdekjes së tij e ka porositur të birin që ta mbyllë. Ai shpreson që një ditë njerëzit do kthehen tek gjërat dhe modelet e vjetra dhe do të ketë treg për prodhimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME