Lajme

Historia e dhimbshme e 5-vjeçares që mjekët i dhanë 1 muaj jetë!

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një gjyshe e quajtur Feruze së bashku me mbesën e saj Lisën. Pikërisht Lisa është arsyeja për të cilën gjyshja ka ardhur në këtë program. Lisa e vogël ka lindur me një sëmundje të rrallë dhe të rëndë në zemër. Pas lindjes, mjeku kirurg që e zbuloi problemin e Lisës, Altin Veshti, u tha familjarëve se Lisa duhet t’i nënshtrohej urgjentisht ndërhyrjeve, pasi përndryshe do të kishte vetëm 1 muaj jetë.

Falë ndihmës dhe mbështetjes së shtetit shqiptar familja Çoço mundi ta çonte jashtë shtetit Lisën, madje e ka çuar 5 herë në Spitalin e Stambollit dhe ka kryer 5 ndërhyrje, ku më e rëndësishmja dhe më e vështira ka qenë ajo e muajit Shkurt të vitit të kaluar. Por kalvari i vështirësive të Lisës së vogël vazhdon.Ajo ka nevojë për një tjetër ndërhyrje të cilën duhet ta kryejë këtë muaj, në 28 Janar, ndërhyrje e cila kushton 6 mijë Euro.

Mirela Milori: Si është historia e saj?

Feruzja: Lisa kur ka lindur, ishte dita e dytë dhe më thotë doktoresha gjyshe kam shumë gjëra për të të thënë. Vajza ka shumë gjëra, ambulanca po e pret vajzën poshtë me gjithë infermieren, do ikësh tek doktor Berti tek kardiologjia. I thashë mirë, nuses nuk i thashë gjë, e mora gocën në krahë në pallto, e futa në ambulancë dhe ikëm. Doktori më tha goca brenda muajit duhet të ikë jashtë shtetit sepse goca 1 muaj jetë ka.

Është rast i veçantë, ne na shkon gjaku në zemër pastaj në mushkëri, asaj i shkon një herë në mushkëri pastaj në zemër. Erdhi policia në maternitet, bëmë pasaportat e gocës dhe nuses sepse çuni e kishte dhe ikën direkt në Stamboll. Doktorët thanë që edhe 1 javë të kishte ngelur vajza, do kishte vdekur.

I është nënshtruar 5 ndërhyrjeve. Kur është bërë ndërhyrja e parë ka qenë 3 javëshe dhe ka ndenjur 9 orë në sallë dhe thanë doktorët, vajza do hyjë në sallë, por po nuk bëri dhe një ndërhyrje tjetër brenda 24 orëve, nuk jeton.

Pas ndërhyrjes së parë, në 3 të natës i dha goditje dhe bëri ndërhyrje prapë gjatë natës, i lanë zemrën e hapur dhe i bënë ndërhyrje tjetër. Pas një viti bëri prapë ndërhyrjen aty. I bënë ezhe nuk i nxori gjë dhe i hapën zemrën. Vitin e tretë prapë i bëjnë ezhe, nuk bënte rezultat dhe ja hapin prapë zemrën.

Tani në 18 Shkurt mbush vitin. Në 18 Shkurt është futur në sallë dhe doktorët në Stamboll i kanë thënë 90% jo, 10% po. Zoti bëri mrekulli dhe doli mirë.  /tvklan.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close