Lajme

Historia e muzikantit shqiptar që e ka jetën në ‘fije të perit’ në qelitë greke

Muzikanti shqiptar Eduard Derka, i njohur me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB” ndodhet sot pas hekurave të qelisë në Greqi dhe jeta e tij është në ‘fije të perit’.

35-vjeçari nga Lushnja është i dënuar në burgun në Koridall, Greqi me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje. Xhaxhai i tij, Riza Derka foli sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku bëri të ditur se nipi nuk ka qenë invalid, por është bërë në burg nga dhuna e vazhdueshme.

Ai rrëfeu se 35-vjeçari dergjet ne krevat me këmbën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë.“E kanë arrestuar se ka bërë vjedhje,. Por ai s’ka bërë vjedhje. Është dënuar me 15 vite, por nuk ka vjedhur. Ka tre vjet e gjysmë në burg. Kam mbi një muaj që kam folur për herë të fundit me të.

Më tha: ‘xhaxha jeta ime është në fije të perit. Nuk e di se si do shkojë puna, kërkoj ndihmë nga ti, nuk kam njeri tjetër’. Ai ka mpiksje gjakut afër trurit mbrapa, ka dhe këmbën e thyer. E kanë çuar në spital, ka 24 orë që është në spital. Nuk tregon kush e ka rrahur. Ka kërkuar që ta çojnë te doktori për kokën, por i kanë thënë që nuk ka mjekë për të bërë operimin e kokës dhe shifra ishte shumë e lartë, 57 mijë euro”, bëri të ditur xhaxhai i tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: