Categories Lajme

Historia e pabesueshme/ 5-vjeçari indian humbi familjen pasi e zuri gjumi në tren

Një djalë të vogël nga një familje e varfër në Indi e zuri gjumi në një tren dhe kur u zgjua e gjeti veten 1000 milje larg shtëpisë. Sado e pabesueshme mund t’ju tingëllojë, është e vërtetë. Djali quhej Saro dhe ishte vetëm pesë vjeç. Për disa kohë jetoi rrugëve derisa një polic e mori dhe e çoi në jetimore. Shpejt Saro gjeti një familje të re. Ai u adoptua nga një çift australian dhe filloi një jetë të re në Tazmani. Vite më vonë, pasi Saro u rrit dhe ishte një djalosh i ri, normalisht që kishte një dëshirë të zjarrtë të mësonte më shumë për familjen dhe origjinën e tij.

Prandaj nisi një kërkim duke përdorur si mjet orientues “Google Earth”. E dëgjuat shumë mirë përdori “Google Earth”. Saro nuk e kishte harruar nënën e tij biologjike. Imazhi i saj i shfaqej herë pas here vazhdimisht. U nis ta kërkonte me një çantë krahëve dhe një laptop. Ishte shumë i vendosur dhe iu fiksua që do e gjente familjen e tij me patjetër. Përdori njohuritë që kishte në matematikë për të bërë llogaritur koordinatat si dhe gjithçka, çdo kujtim që i vinte ndër mend nga vendi i lindjes. Pas një kohe të gjatë kërkimi, Saro më në fund e gjeti vendlindjen e tij, një fshat në Indinë Qendrore, dhe aty kujtimet filluan t’i shfaqeshin radhë pas radhe. Pylli ku luante, tempulli ku familja e tij lutej, ura e vogël, muri me tulla dhe aty mes njerëzve në treg u takua me nënën e tij biologjike.

Mund t’i imagjinojmë shumë mirë emocionet që ndjenë nënë e bir. Pas 25 vitesh gjetën njëri-tjetrin. Në një intervistë vite më vonë, Saro është shprehur: “Doja t’i thosha, e di që më ke kërkuar, por unë kalova tërë jetën duke të kërkuar ty”. Tashmë Saro ka dy familje dhe jetën e tij e ka ndarë mes Australisë dhe Indisë. Ai e do nënën e tij biologjike, por do gjithashtu shumë edhe prindërit adoptues. Historia e Saros ka frymëzuar mijëra persona. Ai madje ka shkruar një autobiografi e cila u bë edhe film tepër i suksesshëm, ku luan edhe aktorja e njohur Nicole Kidman. Morali i historisë: “Familja është gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe me kurajo dhe vendosmëri mund të arrini gjithçka”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME