Categories Lajme

HISTORIA/ “Mamaja më dërgoi tek xhaxhai në Tiranë, ai më nxirrte për të kënaqur burrat”

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë mjaft shqetësuese që prek fëmijët dhe prindërit. Shfrytëzimit ndaj fëmijëve fatkeqësisht duket se është më i përhapur se të dhënat dhe informacionet publike të institucioneve. Me ndihmën e UNICEF-it në studio janë rrëfyer 3 histori të 3 vajzave duke ruajtur anonimatin e tyre.

Mirela Milori: Për ta sjellë më afër se çfarë ndodh ne do të ndjekim disa inserte të shkurta të tre rrëfimeve. Kemi kërkuar në fakt të kishim rrëfime të fëmijëve, binte ndesh me ligjin, nuk na lejohej qoftë me fytyrë të mbuluar me anonimat shkeleshin të drejtat e tyre, falenderoj UNICEF-in që ka bashkëpunuar me ne dhe na ka dhënë tre inserte të shkurtra për atë që vërtet ndodh, i ndjekim:

“Isha 7 vjeç kur një i afërm pëfitoi nga unë. Megjithëse kam kaluar një fëmijëri të qetë, tani që duhet të krijoj një familje, kam frikë dhe nuk gjej guxim të njihem me djemtë. Kam frikë nga paragjykimi i tyre dhe i shoqërisë”.

“Isha 8 vjeç kur mamaja më dërgoi në kryeqytet tek xhaxhai për një të ardhme më të mirë. Ajo nuk do ta marrë vesh kurrë që e ardhmja që më priste ishte të vishesha si grua për të kënaqur burrat. Xhaxhain e kapën, por fëmijëria ime u rrënua përgjithmonë”.

“Isha 13 vjeç kur mamaja më detyroi të martohesha me një djalë pak më të madh se unë. Më pas një bandë më rrëmbeu dhe më shfrytëzoi. Edhe pse policia u njoftua, nuk u mor asnjë masë kundër tyre. Kur mbeta shtatzënë, mamaja vendosi të më martonte me një burrë 40 vjeç i cili më çoi në Gjermani, ku vazhdova të shfrytëzohesha”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME